Zhang, në festën me ekipin: Lini nga pesë euro për merkaton!

Numërimi mbrapsht tashmë ka nisur. Skuadrat e Serisë A do të kthehen në fushë pas dy javësh. Një kampionat ku që Interi i Inzaghit shpreson të jetë rikuperojë, pavarësisht se Napoli duket i pakapshëm në fluturimin e tij.

Me -11 nga kreu, Interi po përgatitet për ndeshjen e madhe ndaj vetë Napolit. Klimë pozitive mes zikaltërve për festën e Krishtlindjes, e cila u zhvillua dy ditë pas miqësores ndaj Regginas, e cila do të pasohet nga ajo ndaj Sassuolos.

Festa u organizua pak orë para mesnatës, me Steven Zhang (mbushi 31 vjeç) që u ngjit në skenë duke bërë humor me të pranishmit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Jam i lumtur që jam 18 vjeç… Ju kërkoj që, kur të largoheni, lini 5 euro në hyrje dhe ne do t’i përdorim për t’ia dhënë Piero Ausilios për merkaton e dimrit”.

Një shaka së cilës drejtori i Interit iu përgjigj me shaka:

“Keni shtatë vjet këtu dhe ende nuk flisni italisht. Flisni italisht!”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share