Turneu kualifikues “Elite Round”: Zvicra dhe Ukraina shënojnë fitoret e dyta

Përfaqësuesja e Maqedonisë Veriut në futboll për mosha U-19, ka pësuar humbje edhe në përballjen e dytë të turneut “Elite Round” që mbahet në Shkup, kësaj radhe në moshatarët e tyre zviceran me  rezultatin 2-0. Të besuarit e trajnerit Toni Jakimovski, ashtu si në takimin e parë kundër Ukrainës edhe sot në stadiumin “Petar Milloshevski  nuk mundën të bënin ballë zviceranëve edhe pse në momente dëshmonin se kanë mundësi për më tepër. Autor të golave për ekipin zviceran ishin Junior Ligue në minutën e 12-të e Rome Bonney në atë të 80-të. Në formacionin e kombëtares zvicerane ishte edhe futbollisti shqiptar i Bazelit, Demir Xhemalija.  

Ndërkaq në ndeshjen tjetër të Grupit 7, që u zhvillua në stadiumin e Gjorçe Petrovit, Ukraina mposhti Letonin me rezultat të thellë 3-0. Autor të golave  ishin Ponomarenko 2 gola dhe Tuterov.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 Pas dy raundeve të zhvilluara në Grupin 7 të turneut “Elite Round”tabelën e kryeson Ukraina dhe Zvicra me nga  6 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut  dhe Letonia  nuk kanë të fituar  asnjë pikë.

 Në raundin e tretë dhe të fundit, në stadiumin “Petar Milloshevski” te  kampi I FFM-së takohen Maqedonia e Veriut – Letonia, ndërsa te stadiumi i Gjorçe Petrovit, ndeshja kryesore që do të vendos se cila skuadër do të del fituese grupit ajo mes Zvicrës dhe Ukrainës./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share