Zgjerimi i BE, shuhet ëndrra për vitin 2030

Mosmarrëveshje mes shteteve anëtare për afatin

Entuziazmi ndaj deklaratës së presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel se BE duhej të ishte gati për t’u zgjeruar deri në vitin 2030 është shuar.

Ky afat kohor u hodh poshtë nga disa shtete anëtare, përfshirë Poloninë, vendet baltike, Austrinë dhe shtete më skeptike si Holanda dhe Danimarka. Sipas këtyre shteteve anëtare, Ukraina, Moldavia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të plotësojnë kritere strikte për t’u anëtarësuar duke përfshirë performancën ekonomike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shtimi i shteteve të reja në familjen evropiane kërkon reforma të brendshme gjithëpërfshirëse dhe kjo ka të ngjarë të kërkojë vite të tëra debatesh mes anëtarëve aktualë të BE-së.

Presidenti francez Emmanuel Macron mbështet idenë e një zgjerimi në faza, me shtetet kandidate që së pari t’u lejohet aksesi në tregun e vetëm përpara se të bëhen anëtarë me të drejta të plota të BE-së.

Reformat e brendshme që do të shkaktonte zgjerimi përfshijnë: rishikimin e Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së, ridizenjimin e buxhetit afatgjatë të bllokut dhe rishkrimin e procesit të vendimmarrjes për të ecur drejt përdorimit më të madh të të ashtuquajturës votim të “shumicës së kualifikuar” në fusha si politika e jashtme, ku aktualisht kërkohet unanimiteti.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share