Tërmet 5.4 ballë në Kinë

Dhjetra të lënduar e qindra banesa të shkatërruara

Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 5.4 i shkallës Rihter goditi orët e para të mëngjesit Kinën lindore. Mediat shtetërore raportuan për të paktën 21 persona të plagosur dhe me qindar ndërtesa të shembura.

Tërmeti që goditi në orën 2.33 të mëngjesit provincën Shandong, sipas shërbimit meterologjik kishte një thellësi prej 10 kilomatrash. Mediat vendase thanë është më i forti i rënë deri më tani prej një dekade në këtë zonë.

Tërmeti që u ndje deri në Pekin dhe Shangai u pasua nga 52 pasgoditje, dhe për këtë arsye hekurudha e Pekinit njoftoi anulimin e mbi 60 trenave për të dielën.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share