FSPI: Drejtori Dritan Bexheti ka dorëzuar listën anketuese – akuzat e VMRO-DPMNE-së të paqëndrueshme

Pas deklaratës së djeshme (31.10.2022) për media nga ana e Brane Petrushevskit – deputet i VMRO-DPMNE-së, me të cilën drejtori Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, Dritan Bexheti, akuzohet për fshehje të pronës dhe mosdorëzimit të të dhënave në listën anketuese të Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, kanë reaguar nga Fondi i Sigurimit pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut.

Nga FSPI thonë se “në përputhje me detyrimin ligjor për personat e emëruar, drejtori Dritan Bexheti më 15 prill të vitit 2022 në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e ka dorëzuar pyetësorin e plotësuar / listën anketuese dhe deklaratën nga ana e institucionit në fjalë. Këtë e dëshmojnë edhe nga ky print screen i ueb -faqes së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, që është në qasje publike”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Prandaj, duke konstatuar se deputeti Brane Petrushevskit ka bërë akuzë të paqëndrueshme, mbase i ka ngatërruar emrat, presim nga ai që nesër të kërkojë falje për këtë dëmtim të personalitetit të drejtorit Dritan Bexheti. Në të kundërtën, do të duhet të përballet me padi për shpifje” thuhet në reagimin e Fondit për Sigurim pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share