Zgjedhjet presidenciale/ Shtatë kandidatët intensifikojnë fushatën!

Anjëherë nuk është vonë për t`u zbatuar vetingu – ka thënë mbrëmë gjatë një tubimi në Koçanë, Kandidati Presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski.

“Të mos ketë perceptim të përgjithshëm në popull se për 10 qebapë ose 50 denarë të vjedhura në pikëpagesat rrugore mund të përfundosh në burg, por për miliarda të vjedhura jetosh në luks në ndonjë parajsë tatimore. Që ta shmangim këtë, unë jam për vetting, jo vetëm për 5 vitet e fundit. Le ta bëjmë nga 1990. Pse jo? Unë nuk frikësohem. Por, i di disa nga ana tjetër që kanë shumë arsye për t`u frikësuar. Në 2016 unë isha një nga kandidatët për deputet që e premtuam këtë. Morëm instruksione nga Brukseli se për shkak të përvojave negative me Shqipërinë, ku shumë pak gjykatës dhe prokurorë kaluan testin, I dëgjuam dhe arritëm në 2% të besimit në gjyqësor”, tha Stevo Pendarovski.

Më 9 Maj do ta kremtojmë Ditën e fitores ndaj fashizmit dhe Ditën e Evropës, por do ta festojmë edhe për Maqedoninë – ka deklaruar mbrëmë në mitingun në Ohër, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska – Davkova.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ju premtoj se do të dëshmojmë se nuk do t`ju turpërojmë, se nuk nuk do t`i harrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore. Ata jo vetëm që i harruan, por edhe i shkelën. Kërkoj besimin!Besoni, ka momente në histori! Ai moment është ky, kur patjetër të jemi bashkë, si asnjëherë më parë. Na duhet mbështetja juaj. Pa ju s`ka unitet, s`ka fitore. Ju e keni fjalën e parë dhe të fundit.Ohri është përmendore dhe shtëpia e krishterizmit evropian. Ta ruajmë. Pa Ohrin, Maqedonia nuk do ta ketë respektin”, tha Gordana Siljanovska.

Kandidati për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani nga Kumanova tha se përpjekjet për të izoluar vendin duhet t`i jepen fund në zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit.

“Për disa ditë ju do të vendosni a jeni për integrimin apo për izolimin, për disa ditë ju do vendosni a jeni për bashkëjetesë apo për supremaci monoetnike pëjashtuese. Ky është vendimi që ju do ta merrni”, tha Bujar Osmani.

Kandidati për president nga opozita shqiptare ‘VLEN’ Arben Taravari nga tubimi me qytetarët e Strugës përsëriti qendrimin se vendi nuk ka përspektiv tjetër pos integrimit në BE.

“Na duhet më shumë drejtësi në vend, na duhet gjyqësor në vend pasi  pretendojmë për shtet të së drejtës, ku ligjshmëria është e shenjtë dhe si e tillë duhet respektohet nga të gjithë ne. Orientimi jonë evropian nuk ka dilema vetëm në Evrop, pa Putinin dhe pa Lavrovine pa Viçiqin sepse me këto të fundit nuk mund të shkohet në Evropë”, tha Arben Taravari.

Kandidatja presidenciale e “Levicës”, Biljana Vankovska, nga tubimi në Veles, ka adresuar kritika ndaj rivales së saj nga VMRO-DPMNE-ja, Siljanovska Davkova por edhe partisë opozitare maqedonase.

“Kush përpiqet ta mashtrojë popullin, do të shohim së shpejti. Si mund të flisni për shtet social dhe drejtësi sociale, kurse para jush në vendet e para ulen më të pasurit. Ajo flet për më të varfërit, kurse nuk e sheh liderin e partisë së saj që I ka siguruar 300 mijë euro për fushatën. RTVM-ja ka siguruar debat të kandidatëve, por nuk do të vijë Komandanti suprem I forcave të armatosura. Tjetri që nuk do të vijë do të jetë në Sarajevë”, tha Biljana Vankovska.

Kandidati presidencial i koalicionit që udhëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski, gjatë një tubimi në Strumicë bëri thirrje për formimin e një koalicion të gjerë qeveritar.

“Për çdo ditë po “bombardohemi” nga shantazhe të reja dhe kërcënime nga Osmani dhe Taravari që thonë se nuk do të hyjnë në Qeveri pa ndryshimet kushtetuese dhe nuk do ta bëjnë qeverinë me ata që nuk do ta mbështesin ndryshimin e Kushtetuës ku Presidenti të zgjidhet në Parlament. Unë habitem se s`ka reagime nga Pendarovski, Kovaçevski, Mickoski. Unë I pyes publikisht, a do t`u përgjigjeni këtyre kërcënimeve, me përgjigjen se nëse ka shantazhe për përbërjen e qeverisë, ne do ta bëjmë koalicionin e gjerë VMRO – LSDM dhe kush dëshiron, le të urdhërojë, tjerët – jashtë!”, tha Stevço Jakimovski.

Korrupsioni ka hyrë në çdo sferë të shoqërisë dhe për shkak të padrejtësive të rinjtë largohen nga vendi – tha kandidati presidencial I Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski gjatë tubimit në Kumanovë.

“Do të ketë drejtësi, kur në vendin e duhur të vijnë, njerëz të duhur, të përgjegjshëm, për shkak se, jo vetëm që na gënjyen, por hoqën dorë edhe nga populli, nga vlerat e Manifestit të Krushevës dhe ASNOM-i dhe gjithcka që është e shenjtë për Maqedoninë. Në këto zgjedhje humbje katastrofike do të pësojë LSDM-ja, kurse VMRO-ja nuk do të fitojë. Para 5 viteve I ndihmova dikujt të bëhet president dhe ai erdhi në Kumanovë dhe tha se kur Kryebashkiaku juaj të humbas, do të na bashkangjitet. Po I përgjigjem – asnjëherë, ndoshta edhe atëherë jo!”, tha Maksim Dimitrievski.

Kandidatët presidencial kanë edhe tri ditë kohë për t`i shpalosur programet e tyre. Heshtja zgjedhore hynë në fuqi më 22 prill, kurse rrethi I parë I zgjedhjeve presidenciale mbahet më 14 prill./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share