Shaban Memeti: 33 raste me kollën e keqe!

EPIDEMIA ME KOLLËN E KEQE

Në bazë të të dhënave që kanë mbërritur nga Qendrat për Shëndet Publik në vendin tonë, deri dje, regjistrohen 33 raste të pertusisit pozitiv apo kollës së keqe – tha për emisionin e mëngjesit “Ora e Parë” Drejtori I ISHP-së, Shaban Memeti.

Sipas tij, në Shkup janë regjistruar 27 raste, Kumanovë – 3 raste, Gostivar, Tetovë dhe Komunëne Bogovinës nga 1 rast.

Në mesin e të prekurve 11 raste janë të moshës nën 1 vjeç. Më të rrezikuar nga sëmundja dhe shfaqja e komplikimeve janë foshnjet e porsalindura dhe të pavaksinuara.

“Tani kemi një një jehonë të madhe por edhe një rekomandim nga KSI dhe institucionet, që fëmijtë që nuk janë të vaksinuar – të rivaksinohet, të bëjnë atestet e imunizimit. Pasi mbrojtja e vetme nga pertussis është vaksinimi” – tha Shaban Memeti, drejtor i ISHP-së.

Pavarësisht shqetësimeve që janë paraqitur, Drejtori I ISHP-së, thotë se nuk duhet të shkaktohet paniku, kurse situata do të ndiqet në vazhdimësi.

“Kolla e keqe, deri tani rastet nuk janë shqetësuese. Kemi shpallur epidemi vetëm në kuadër të Qytetit të Shkupit, do të ndiqet situata, por e përsëris, të rivaksinohen famijët dhe të mos shkaktohet panik për situatën” – tha Shaban Memeti, drejtor i ISHP-së.

Ndërkohë, institucionet shëndetësore në vend kanë njoftuar se trefish është rritur interesimi për vaksinim më vaksinën e kombinuar  DiTePer që mbron nga baketrjet që shkaktojnë tre sëmundje të ndryshme – difteri, tetanus dhe kollën e keqe.  /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share