Zgjedhjet Presidenciale/ Pendarovski: Njoh disa të palës tjetër që i druhen vetingut!

Anjëherë nuk është vonë për t`u zbatuar vetingu – ka thënë mbrëmë gjatë një tubimi në Koçanë, Kandidati Presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski. Sipas tij, le të bëhet vetingu nga viti 1990, pasi sic tha, nuk frikësohet nga ky process, por njeh disa të palës tjetër që druajnë nga vettingu.

“Të mos ketë perceptim të përgjithshëm në popull se për 10 qebapë ose 50 denarë të vjedhura në pikëpagesat rrugore mund të përfundosh në burg, por për miliarda të vjedhura jetosh në luks në ndonjë parajsë tatimore. Që ta shmangim këtë, unë jam për vetting, jo vetëm për 5 vitet e fundit. Le ta bëjmë nga 1990. Pse jo? Unë nuk frikësohem. Por, i di disa nga ana tjetër që kanë shumë arsye për t`u frikësuar. Në 2016 unë isha një nga kandidatët për deputet që e premtuam këtë. Morëm instruksione nga Brukseli se për shkak të përvojave negative me Shqipërinë, ku shumë pak gjykatës dhe prokurorë kaluan testin, I dëgjuam dhe arritëm në 2% të besimit në gjyqësor” – tha Pendarovski, LSDM Koalicioni. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share