Zgjedhjet presidenciale/ Në garë shtatë kandidatë – afati i nënshkrimeve skadon në mesnatë!

Shtatë nga gjithsejt 15 kandidatët I kanë grumbulluar 10.000 nënshkrimet e nevojshme për t`u kandiduar në garën presidenciale. Afati skadon në mesnatë, kurse fushata zgjedhore nis më 4 prill.

Grumbullimi i nënshkrimeve nga qytetarët për kandidaturat prsidenciale dhe parlamentare, që nisi para dy javësh më 23 shkurt, përfundon sonte në mesnatë.

Në garë për 10.000 nënshkrimet e nevojshme janë 15 kandidatë, kurse 7 prej tyre tashmë kanë përfunduar misionin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Mbështetje qytetare morëm Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska – Davkova, Bujar Osmani, Arben Taravari, Maksim Dimitrievski, Biljana Vankovska dhe Stevço Jakimovski.

Shtatë kandidatët tjerë vazhdojnë me procesin. Bëhet fjalë për Mersiha Smailoviqin që mbështetet nga Lidhja Demokratike e Boshnjakëve, Velo Markovski, Gjorgji Manaskov, Zorica Cvetkovska, Gospodin Poposki, Tome Nikoloski, Goce Ristovski dhe Dragan Nikolovski. Mbështetja e tyre lëviz në intervalin nga 0 deri në mbi 2.000 nënshkrime të qytetarëve.

Zgjedhjet e 24 prillit do të jenë të gjashtat me radhë ku qytetarët vendosin se kush do të zgjidhet President I vendit.

Deri më tani, më shumë kandidatë presidencial kishte në zgjedhjet e vitit 1999 – me 6 kandidatë dhe në vitin 2009 më shtatë kandidatë./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share