Zgjedhjet Presidenciale | Mbledhja e nënshkrimeve: Partitë dhe kandidatët në terren!

Sipas të dhënave të fundit dhe zyrtare të KSHZ-së, Bujar Osmani është më afër shifrës prej 10.000 nënshkrimeve aq sa duhet për t`u zyrtarizuar kandidatura e tij për zgjedhjet presidenciale.

Pas tij, sipas KSHZ-së, renditet kamndidati presidencial i partisë “E di” të Kryebashkiakut të Kumanovës, Maksim Dimitrievski me rreth 6.000 nënshkrime dhe profesorja Biljana Vankovska kandidatja e “Levicës” me rreth 4.5 mijë nënshkrime të grumbulluara.

Pasojnë Stefço Jakimovski me rreth 4.000, kurse sipas KSHZ-së, mbi 1.500 nënshkrime ka grumbulluar edhe Taravari.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga koalicioni VLEN thonë se kanë filluar të mobilizohen kurse në Shkup, sipas tyre, “po ndodh populli”.

Nga kandidatët tjerë, Mersiha Smailoviq ka grumbulluar mbi 500 nënshkrime, kurse kandidati Velo Markovski mbi 400.

Nga e premtja kur edhe zyrtarisht nisi grumbullimi i nënshkrimeve, deri dje në orëm 20.00, për 11-të kandidatët presidencial janë nënshkruar 24.830 qytetarë.

Këto kandidatë duhet ta kalojnë këtë sfidë për shkak se nuk kanë mbështetjen e partive që ka 30 deputetë në Kuvend.

VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi se pavarësisht se kandidatja e tyre Gordan Siljanovska Davkova ka marrë mbështetjen e 30 deputetëve do të nisin grumbullimin e nënshkrimeve të qytetarëve.

Me 30 firma të sigurta nga deputetët do të shkojë edhe Presidenti Stevo Pendarovski si kandidat I LSDM-së. Socialdemokratët janë shprehur optimistë se nëse do të kishin organizuar aksione për grumbullimin e nënshkrimeve nga qytetarët, këtë do të përfundonin brenda një dite./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share