Komisioni Shtetëror Zgjedhor përmes shortit, konstatoi numrat rendor të kandidatëve presidencial nëpër fletëvotime.
Presidenti aktual që do të garojë edhe për një mandat tjerët si kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski do të jetë i pari në listën e zgjedhjeve presidenciale, e dyta në listë do të jetë kandidatja e VMRO – DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davskova, kandidati i GROM-it, Stevço Jakimovski do të jetë i treti në listë. Kandidati i BDI-së, Bujar Osmani do të jetë i katërti, Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E majta” do të jetë e pesta, kandidati i opozitës, Arben Taravari i gjashti dhe i fundit do të jetë kandidati i ZNAM, Maksim Dimitrievski.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski tha se, përgatitjet për zbatimin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare po rrjedhin sipas afateve të parapara ligjore.
“Momentalisht i presim propozimet e partive politike për këshillat zgjedhorë, nga një nga pushteti dhe nga opozita. Të gjitha veprimet që janë të përcaktuara qartë në afatet ligjore i zbatojmë në kohë dhe vlerësojmë se, do të jetë mirë”, tha Aleksandar Dashtevski.
Sa i përket votimeve në diasporë, ai tha se janë paraqitur dikur rreth dy mijë e nëntëqind persona, prej të cilëve, pjesa më e madhe nga Gjermania, ShBA, Kanadë dhe Australi. Megjithatë, në diasporë do të zhvillohen vetëm zgjedhje presidenciale.
“Për ato vende do të organizohen zgjedhje vetëm për president, pasi nuk janë paraqitur shumë dhe nuk do të organizohen zgjedhje parlamentare për shkak se nuk kanë arritur normën ligjore të votave të fituara sa ka fituar më së paku një deputetë në zgjedhjet e fundit. Kështu që nuk do të organizohen zgjedhjet parlamentare atje, ndërsa pjesa tjetër është në rrjedhë”, tha Dashtevski.
Ai më tej shtoi se, paralelisht, po rrjedhin edhe afatet dhe përgatitjet edhe për zgjedhjet presidenciale. Tani ditëve në vijim pritet që partitë të dorëzojnë listat për zgjedhjet parlamentare dhe pasi të konstatohen ato, të ketë short edhe për këto zgjedhje./tvklan.mk