Zgjedhjet presidenciale/ Gordana Siljanovska Davkova kandidate e VMRO-DPMNE-së

VMRO-DPMNE-ja zyrtarizoi kandidaturën e Profesores, Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjet Presidenciale. Gjatë fjalimit, ajo përmendi disa zotime, të hiqet pragu prej 40% në rrethin e dytë, të rregullohet pjesa e mandatarit për qeverinë e re, për fushën e pushtetit lokal, situatës së jashtëzakonshme dhe të luftës si dhe saktësimin e kompetencave të Presidentit, vecanërisht faljet.

Deputetja dhe profesorja Gordana Siljanovska – Davkova do të jetë kandidate e VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet presidenciale. Në Konventën e sotme partiake, nga 448 delegatë që votuan, 444 prej tyre I dhanë “dritë jeshile” kandidaturës së saj. Davkova nuk kishte kundërkandidat.

Do të ndërtoj aleanca, do të integroj e jo të dezintegroj – tha Davkova duke pohuar se ndasitë e kanë shndërruar shtetin në arenë gladiatorësh.

“Të krijojmë lidhje me ata që janë larguar, jo me fajin e tyre. Nuk bëhemi Evropianë, nuk ushtrohet evropianizimi përmes retorikës BE, BE, BE…por përmes demokracisë. T`i lëmë anash këto ndasi të tmerrshe partiake e politike, të mos sillemi ndaj opozitës sic ata kanë vepruar ndaj saj, për shkak se pa opozitë s`ka demokraci. Të ndërtojmë konsensusin për cështjet dhe interesat më të rëndësishme shtetërore dhe kombëtare”, tha Gordana Siljanovska Davkova.

Davkova ka theksuar se si Presidente e vendit do të formojë një ekip të ekspertëve me profesorë të mirënjohur të së drejtës kushtetuese nga vendi dhe jashtë, për ta shqyrtuar Kushtetuën lidhur me gjenerimin e problemeve në rendin kushtetues./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share