Ageler për propozim ligjin për amnisti: Procesi të jetë transparent

“LIDERËT POLITIK TË SQAROJNË PSE DUHET TË MIRATOHET KY LIGJ”

Është e rëndësishme që proceset e këtilla të rëndësishme të jenë transparente dhe të jenë të ligjshme, kështu komentoi ambasadorja amerikane në Shkup Angela Ageler, propozim ligjin për amnisti. Ajo tha se, është e njoftuar se, ligji ka hyrë në procedurë parlamentare, por se nuk e dinë përmbajtjen e tij dhe shtoi, se është që liderët politik ta njoftojnë opinionin për nevojën e miratimit të amnistisë.

“Qytetarët në vend duhet të kuptojnë çfarë ndodhë dhe pse ndodhë ajo dhe liderët e tyre të zgjedhur të komunikojnë me to pse është ajo e rëndësishme. Ky nuk është ligji i parë për amnisti, gjithsesi nuk do të jetë i fundit dhe ne do të ndjekim nga afër procesin që të shohim rezultatin final” – tha Angela Ageler.

Qeveria i dorëzoi të hënën Kuvendit propozim ligjin për amnisti. Nga kabineti i kryeparlamentarit, Talat Xhaferi njoftuan se, ligji është propozuar që të sillet me procedurë të shkurtuar dhe veç më u është dorëzuar grupeve parlamentare të partive politike. Sipas kryeministrit, Dimitar Kovaçevski propozim ligji nuk është me flamur evropian dhe nuk është bërë për individë, por për vepra më të lehta penale, me qëllim që të relaksohen kapacitetet e stërmbushura në burgun e Idrizovës dhe në objektet tjera në kuadër të Drejtorisë së Ekzekutimit të Sanksioneve.

VMRO – DPMNE paralajmëroi se do të bllokojë ligjin. Sipas liderit të kësaj partie, me këtë ligj pushteti ka për qëllim t’i lirojë nga burgu kriminelët të cilëve ua kanë premtuar këtë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share