Zgjedhjet Presidenciale/ Dita e fundit e fushatës – në mesnatë heshtje zgjedhore!

Para zgjedhjeve të dyfishta, ekziston mundësia që të rritet ndikimi rus në vend – vlerëson në intervistën për Radion Evropa e Lirë, kandidati Presidencial, Stevo Pendarovski.

Lidhur me integrimin evropian ai shprehet se Bullgaria mund ta përsëris veton.

“Me bllokimin bullgar, fatkeqësisht dhe me konsensusin e plotë që është ende në fuqi dhe nuk do të ndryshohet në suaza të BE-së për të pranuar anëtarë të rinj, unë kam frikë se nesër mund të jetë ndonjë Bullgari tjetër ose sërish Bullgaria, që sërish të vendos veton, ose të gjejë justifikime që nuk bazohen në fakte, me qëllim të bllokimit”  – tha Pendarovski.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Është koha që Maqedonia të lirohet nga kjo qeveri jolegjitime” – ka qenë mesazhi nga tubimi në Gazibabë i kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

“Përse mendoj se është koha që të largohen? Nuk kemi shtet juridik, shtet prosperues! Nuk kemi gjyqësor të pavarur, nuk kemi arsim të mirë, politikë të mirë sociale. Nuk kemi shkencë! Për shkak se më së paku e kemi Evropën, ata flasin vetëm për këtë” – deklaroi Siljanovska.

Gjatë tubimit në sheshin e Shkupit me moton “Fronti N`Shesh” të Frontit Evropian, kandidati presidencial, Bujar Osmani, theksoi se pas Kryeparlamentarit e Kryeministrit, tani radhën e ka Presidenti shqiptar.

“Sot jo vetëm Kryetarin e Kuvendit, sot e kemi edhe Kryeministrin e parë Shqiptar dhe kjo është gjë normale e pranuar nga të gjithë. A duhet të ndalemi këtu. Unë mendoj se ka ardhë koha edhe për Presidentin e parë. Pse JO? Unë besoj dhe e di që Ali Ahmeti tash thotë “Jo vetëm që besoj, por edhe do bëhet” – tha Bujar Osmani.

Gjatë një tubimi në Gostivar, kandidati presidencial i koalicionit VLEN, Arben Taravari, bëri thirrje për mbështetje masovike në ditën e votimit duke e quajtur Gostivarin, sic tha, bastion të pamposhtur.

“Fitoret këtu nga Gostivari prej vitit 2016 radhiten njëra pas tjetrës, dhe nuk ka dyshim se përsëri në Gostivar do të fitohet me 24 prill, vetëm se nuk e di diferencën. Ende jam në dyshim nëse në Gostivar do të fitojmë me 5.000, 6.000 ose 7.000 diferencë ndaj kundërkandidatit tonë” – tha Taravari.

Tubimin përmbyllës, në Shkup, e ka mbajtur edhe kandidatja presidenciale e “Levicës”, Biljana Vankovska. Ajo tha se po bëjnë përpjekje për të rokthyer dinjitetin dhe për t`i ndryshuar gjërat.

“Ne jemi të vetmit që jemi anti-establishment. I gjithë populli e pa dallimin mes nesh dhe atyre. Çfarë pata për të thënë, e kam thënë që nga fillimi. Nëse kundërkandidatët nuk ishin qyqarë që t`u iknin debateve, ndoshta do të kishte debate. Kjo e fundit nuk ishte debat presidencial. Unë nuk kam program për të rinj, pasi të rinjtë më bënë kandidat presidencial dhe i tubova rreth meje dhe të gjithë jemi në betejë” – Vankovska.

Kandidati presidencial i Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski, gjatë debatit në servisin publik ka kritikuar kundërkandidatin Bujar Osmani se më tepër sillet si Ministër I Jashtëm I Kosovës se sa i Maqedonisë së Veriut.

“Unë këtë e kuptoj, narativi juaj është i tillë që i gjuani votat e Shqiptarëve. Diplomacinë tonë e rrënuan subjektet politike. I pari, I juaji që hyri me pushkë në Parlament dhe që “pushtoi” gjysmat e pushtetit ekzekutiv, të gjyqësorit e prokurorisë me leje të presidentëve” – tha Dimitrievski.

Kandidati presidencial I koalicionit që udhëhiqet nga partia “Grom”, Stevço Jakimovski, është zotuar se do të zbatojë ligjin për përmbaruesit, sic tha, për të ndaluar veprimet e tyre për mbipagesa të borxheve.

“Unë si president I Maqedonisë do të insistoj që të ndalohet ky tërbim i përmbaruesve pasi në rrezik janë 83.000 familje me të ardhura të ulëta. Për një borxh prej 2 deri 3.000 denarë, të bëhet 150 apo 200.000 denarë për njerëzit që kanë vetëm paga ose pensione deri në 20.000 denarë, kjo duhet të ndalohet” – tha Jakimovski.

Sonte në mesnatë fillon heshtja, që përfundon në ditën e votimit në orën 19.00. Në zgjedhjet e shtata presidenciale që do të mbahen të mërkurën, të drejtë vote kanë 1.814.317 votues. /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share