Televizioni publik i Maqedonisë me hartë që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës?!

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në Radio Televizionin Shtetëror të Maqedonisë, në programin e gjuhës maqedonase, në “Tema e ditës”. Por gjatë paraqitjes së saj në prapavijë është shfaqur në ekran disa herë harta e Republikës së Kosovës me vija të ndërprera në pjesën kufitare me Serbinë.

Kjo ka nxitur reagime në opinion pasi Kosova tashmë është shtet i pavarur, me 17 shkurt të vitit 2008 ka deklaruar pavarësinë e saj, ndërsa më 9 tetor të po të njëjtit vit, pavarësia e Kosovës është pranuar nga Maqedonia e Veriut.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share