Zgjedhjet parlamentare/ Si do të reshtohet krahu i Selës? ASH-ja të enjten mban Kuvendin partiak!

Krahu i ASH-së i udhëhequr nga Ziadin Sela ka njoftuar përmes një komunikate se të enjten, në Shkup, do të mbahet mbledhja e Kuvendit të Partisë.

Mbledhja e organeve partiake të krahut të Selës, vjen në kohën kur kjo parti ende nuk është pozicionuar se cilit opsion do t`i bashkangjiten për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ziadin Sela ka deklaruar se ASH-ja duhet të bashkohet më njërin front ose të mos delë fare në zgjedhje.

Ndërkohë kanë reaguar nga koalicioni VLEN me mesazhin se Sela dhe Lloga kanë kohë deri të shtunën që të ndërrojnë mendje. Sipas tyre, Sela ka rënë dakord me Ali Ahmetin.

“Na vjen keq sinqerisht që Sela dhe Lloga i vendosën interesat e tyre personale para interesave të shqiptarëve, të cilët janë të vendosur qartë dhe pa mëdyshje ta dërgojnë BDI-në në opozitë. Ata kanë kohë deri të shtunën, nëse rastësisht ndryshojnë mendje, do të marrin vulat e ASH-së për listat e deputetëve për të performuar vetë”, thonë nga VLEN.

Edhe nga Fronti Evropian që udhëhiqet nga BDI-ja vazhdimisht I kanë bërë thirrje krahut të Selës që t`i bashkangjiten këtij fronti, sic thuhet, me qëllim të përforcimit të frontit pro-perëndimor për të parandaluar ndikimet ruse në vend./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share