Aksident në rrugën rajonale Manastir-Kërçovë, ndërron jetë 58-vjeçari

Një banor i Kërçovës ka humbur jetën nga aksidenti i djeshëm në rrugën rajonale Manastir-Kërçovë, në afërsi të fshatit Kladnik.

Siç informojnë nga MPB-ja, personi G.S.(58) nga Kërçova, duke drejtuar veturën “Lada Samara” me targa të Ohrit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Ai ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa mjekët nga Qendra Mjekësore e Kërçovës kanë konstatuar vdekjen.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share