Zgjedhjet në veri/ BE-ja drejt heqjes së masave ndaj Kosovës!

Hapat konkret të ndërmarrë nga institucionet e Republikës së Kosovës për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave të banuara me shumicë serbe në veri po konsiderohet si hap drejt heqjes së masave që BE kishte vendosur ndaj Kosovës vitin e kaluar.

Analisti dhe politikologu Dritëro Arifi thotë se është koha që BE të ndërmarrë hapa për heqjen e masave.

”Ka ardhur një moment shumë i mirë që BE-ja të vendos për heqjen e masave ndaj Kosovës sepse po vërehet që Kosova po e mban fjalën për zotimet dhe marrëveshjet që i ka dhënë” – tha Dritëro Arifi, analist.

Heqja e masave dipas tij do të nënkuptohet edhe shtensionim të raporteve BE-Kosovë.

”Mendoj që është moment I mirë edhe për BE-në dhe Kosovën që të ketë shtensionim të mes Kosovës dhe BE-së. Kosova do të relaksohej edhe në qartësimin e dialogut të mëtutjeshëm” – tha Dritëro Arifi, analist.

Parlamenti Evropian ditë më parë nëpërmjet një rezolute kërkuan që Kosovës t`i hiqen masat, të cilat i ishin vendosur pas tensionimit të situatës në veri.

Kosova ishte marrë vesh me BE-në nëpërmjet ndërmjetësit të bisdimeve, Miroslav Lajçak, që do të ndërmarrë hapa konkret rreth shtensionimit të situatës në veri, e pika e fundit janë pikërisht zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto katër komuna.

Kosova disa herë ka kërkuar që të jetë e barabartë në tavolinën e bisedimeve me Serbinë duke përmendur faktin që është nën masa të BE-së e derisa Serbia nuk është ndëshkuar nga BE edhe pas sulmit të Banjskës. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share