Escobar: Qeveria e Kosovës të ketë një “qasje të re” në dialog!

VAZHDOJNË REAGIMET NDËRKOMBËTARE NË MBROJTJE TË BE-së

Që nga e hëna kur kryeministri Albin Kurti akuzoi emisarin e BE-së për dialogun për njëanshmëri në këtë proces po vazhdojnë reagimet ndërkombëatare në mbrotje të BE-së si ndërmjetësues i bisedimeve Kosovë Serbi.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar vlerëson se ka ardhur  koha për një qasje të re për ata që e kanë marrë dialogun si opsion të vetëm “po apo jo”, duke aluduar në kryeministrin Kurti.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës të enjten, Escobar është shprehur se Qeveria e Kosovës e ka detyrimin e qartë se çfarë duhet të bëjë dhe se janë ata që duhet të ndryshojnë dhe jo lehtësuesit e dialogut.

“Nëse do të më duhej të thoja diçka, nuk do të jetë për një përqasje të re nga partnerët brenda dialogut. Ka ardhur koha për një përqasje të re për disa nga personat që e kanë marrë dialogun si një opsion vetëm ‘po apo jo’. Dhe e kam fjalën konkretisht për Qeverinë e Kosovës. Ata kanë një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë. Dhe mendoj se deklarata e Borrellit ishte shumë e qartë. Lajçak gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet”, tha Gabriel Escobar.

I alarmuar për kritikat  ndaj Lajçakut  Escobar tha t`i ketë kërkuar kryeministrit Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani t`i dënojnë ato.

Kjo e fundit nuk ka dhënë komente lidhur me deklaratat e kryeministrit ndërsa ka vazhduar në heshtje axhendën e saj në Neë York.

Ajo morri pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

“Aleanca e Lirisë! Një Aleancë e përhershme!”, shkroi Osmani, duke publikuar fotografinë.

Ndërsa ka takuar edhe emisarin Lajcak me të cilin kanë diskutuar për dialogun.

“Theksova se suksesi i dialogut i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

E ndryshe nga ambasadori amerikan në Kosovë që ishte më i ashpër me Kurtin, përfaqësuesi i ambasadës gjermane ka hedhur kritika më të buta ndaj kryeministrit Kurti.

“ Kosova ka pasur ulje-ngritjet e veta, përmendur këtu rritjen e tensioneve në veri, sfidën për licencën e Klan Kosovës, atë të prokurorisë. Pa Ballkanin Perëndimor BE-ja mbetet e pa kompletuar. BE-ja vetë duhet të jetë gati për raundin e ardhshëm të zgjerim. Mungesa e një rruge të qartë drejt BE-së ka krijuar sentiment jo të lehtë në këtë aspekt”, tha Matthias Conrad.

Dialogu Kosovë Serbi më 14 shtator rezultoi pa sukses. kryeministri Albin Kurti ka hedhur kritika direkte ndaj emisarit Lajcak se po mban anën e Serbisë.

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share