Në zgjedhjet e Bashkimit Evropian, partia e ekstremit të djathtë AfD në Gjermani ka dalë forca e dytë në nivel federate dhe ka zënë vendin e parë në pesë landet në lindje të Gjermanisë. Kjo situatë ka alarmuar politikanët drejtues të të gjitha partive.
Në shtator, tre lande lindore do të zhvillojnë zgjedhjet parlamentare, dhe nëse AfD del forca më e madhe, krijimi i koalicioneve qeverisëse do të jetë sfidë. Socialdemokratët dhe ekologjistët janë dobësuar, ndërsa në Saksoni dhe në Tyringji ata druajnë humbjen e pragut të përfaqësimit në parlament.
Migracioni është një çështje e rëndësishme, dhe politikanët po përpiqen të zbatojnë të drejtën e migracionit dhe të sigurojnë praktika të dëbimit të kontrolluar. Ndërkohë, numri i azilkërkuesve dhe refugjatëve nga Ukraina në Gjermani është rritur, dhe pritet që në vitin 2024 të ketë rreth 280.000 deri në 300.000 kërkesa për azil.