Kriza energjetike/ Italia merr masa, kufizon ngrohjen qëndrore për dimrin

Italia është vendi i fundit i Europës që merr masa për të kufizuar ngrohjen këtë dimër për shkak të krizës energjetike.

Sipas një dekreti të ri të qeverisë italiane, ngrohja qëndrore do të kufizohet në vetëm 15 ditë. Gjithashtu, temperaturën e ngrohjes qendrore qytetarët do të duhet ta ulin me një shkallë dhe për 1 orë në ditë ta fikin tërësisht sistemin.

Nga ky dekret përjashtohen disa ndërtesa, duke përfshirë spitalet dhe çerdhet.

Italia furnizohej me 40% të gazit nga Rusia, importuesi i dytë më i madh në BE. Tashmë furnizimi nga Rusia ka rënë në 10%, pasi Italia i është kthyer burimeve të tjera të energjisë dhe gazit natyror të lëngshëm.

Italianët thonë se kufizimet në ngrohje do të jenë më të vështira për t’u përballuar nga të moshuarit, të cilët qëndrojnë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi.

Edhe vendet e tjera të BE-së kanë marrë masa për krizën energjetike. Në Francë, shtëpitë dhe zyrat duhet t’i mbajnë sistemet e ngrohjes deri në 19 gradë Celsius, si dhe nuk do të ketë ujë të nxehtë në ndërtesa publike.

Po kështu është rekomanduar edhe mbyllja e dyerve për të reduktuar sa më shumë humbjen e temperaturës së nxehtë. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share