Zgjedhjet e dyfishta 2025! Ali Ahmeti i thotë “PO” sfidës së Mickoskit – Izet Mexhiti kundër zgjedhjeve të parakohshme!

Lideri I BDI-së Ali Ahmeti i ka thënë “Po” sfidës së Mickoskit për zgjedhje të përbashkëta në 2025.

Gjatë një takimi me qytetarë në Komunën e Bogovinës, Ali Ahmeti, mbështeti idenë e Kryeministrit Mickoski që në tetor të vitit të ardhshëm bashkë me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare”.

“Por ai dje deklaroi që në Tetor të vititi të ardhshëm, sot 1 vjet të jemi në zgjedhje të parakohshme, të jashtëzakonshme, bashkë me ato lokale, Hristian Mickoski këtu është përpara prove a është burrë që i mban fjalët apo vetëm e ka thënë për të frikësuar opozitën Maqedonase. Opozita Maqedone duhet të jetë e guximshme sepse s`ka çka humbën, le të përgatitet mirë sot një vjet në fushë të mejdanit me VMRO-në, ne në fushë të mejdanit me të gjithë ata që nuk mendojnë si ne, e ata që nuk mendojnë si ne hiqen si përfaqëues të shqiptarëve ne institucionet e shtetit”, tha Ahmeti.

Nga ana tjetër, Kryeministri Mickoski, sot porosity BDI-në që të bëhen gati për përgjegjësi, kurse për zgjedhjet, kur të vijë koha.

“E kuptoj se udhëheqësia e BDI-së nuk dëshiron të jetë në opozitë dhe janë të frikësuar se përfundimisht e ndjejnë edhe ata vendosmërinë e Qeverisë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. E dijnë cfarë kanë bërë në 20 vitet e kaluar dhe janë të vetëdijshëm se po vjen dita për përgjegjësitë. Si rezultat I kësaj frike, do të thoja, joparimisht inkurajohen duke menduar se në këtë mënyrë do të magnetizojnë më shumë votues”, deklaroi Mickoski. 

Për dallim nga Mickoski, Zv/Kryeministri Izet Mexhiti është kundër zgjedhjeve duke potencuar se BDI duhet të përgatitet për të qenë edhe gjatë kohë në opozitë.

Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti, I bën thirrje BDI-së që t’i kthehet reformës së brendshme dhe të pastrojë rradhët nga krimi i organizuar e korrupsioni, kurse, sic thotë, para se të caktojë mejdane, BDI bën mirë që t’i përgjigjet opinionit, për SMS-porositë me Kryeministrin Mickoski si dhe ofertat e integristëve për të qenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar.

“Këto janë çështjet për të cilat opinioni pret përgjigje nga BDI. Retorika nxitëse dhe folklori janë skenar tashmë i njohur dhe i lexuar nga të gjithë. Krejt çka ka sjellur ajo retorikë është fuqizimi i ekstremizmit dhe sentimentit etno-nacionalist të shprehur përmes votës. Prandaj jeni qesharakë dhe asgjë më shumë”, tha Mexhiti. 

Gati për zgjedhje të dyfishta më 2025 shprehen edhe nga partia “E Majta”. Përmes një përgjigje me shkrim për Klan Maqedoni nga partia e Apasievit, inkurajojnë Qeverinë që ta ndërmerr këtë hap, duke u zotuar se do të arrijnë rezultat shumë më të mirë se sa në zgjedhjet e fundit.

“Në katër muajt e parë të pushtetit të paaftë e oligark të DPMNE – VLEN – ZNAM në krye me Mickoskin, kur u bë e qartë se kanë shkelur gjithçka për të cilët u zotuan para zgjedhjeve dhe kur për opinionin “Levica” është partia që zhvillon betejën kryesore opozitare, ne jemi më shumë se të gatshëm për zgjedhje të përbashkëta në vitin 2025 dhe inkurajojmë shumicën për këtë hap.  Në zgjedhjet e ardhshme “Levica” do të ketë rezultat shumë më të mirë dhe do ta fitojë primatin në spektrin e majtë nga LSDM-ja, që t`ia prishë llogaritë DPMNE-së që janë në pushtet tashmë 3 vite përmes Kryebashkiakëve të tyre kriminel dhe t`i jepet goditje legjitimitetit të këtij pushteti anti-popullor, nëse nuk kanë guxim për zgjedhje të dyfishta” – thuhet në përgjigjen e “Levicës” për Klan Maqedoni.

Nga LSDM-ja zyrtarisht nuk janë prononcuar rreth idesë së Mickoskit për zgjedhje të dyfishta në vitin 2025, por burime brenda socialdemokratëve thonë se lideri socilademokrat, Venko Filipçe, javën e ardhshme përmes press-konferencës do të prononcohet rreth kësaj çështje.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share