Zgjedhjet 2024: Në fund të janarit Qeveri teknike me kryeministër shqiptar?!

SHPALLJA E ZGJEDHJEVE NË FUND TË SHKURTIT – FUSHATA NIS MË 4 PRILL

Data e dakorduar e zgjedhjeve do të thotë se fushata zgjedhore do të nis më 4 prill, kurse, sic percjell KlanM, për këtë cikël zgjedhor mbetet edhe Qeveria Teknike që duhet të formohet 100 ditë para zgjedhjeve, që do të thotë më 27 ose 28 janar 2024. Shpallja e zgjedhjeve do të bëhet në fund të shkurtit.

100 ditë para zgjedhjeve, sic percjell KlanM, Kryeministri Kovaçevski do të dorëhiqet, kurse Kryeministër Teknik do të jetë kuadër i BDI-së, konform marrëveshjes për koalicionim të partnerëve qeveritar.

Në Qeverinë teknike me Ministra të Brendshëm dhe për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe tre Zv/Ministra – për Financa, Bujqësi dhe Shoqëri Informatike dhe Administratë, siç njofton KlanM, do të përfaqësohet VMRO-DPMNE-ja opozitare, kurse për bartësit e këtyre funksioneve lideri Mickoski theksoi se do të vendoset në seancat e Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë.

Zgjedhjet 2024, sic njofton KlanM, do të jenë të 11-ta me radhë parlamentare që nga pavarësimi i Maqedonisë dhe pas 17 viteve mbahen në terminin e rregullt.

Presidenti do të zgjidhet për herë të 7-të, duke llogaritur edhe njërin nga dy mandatet e Kiro Gligorovit që iu dha nga Parlamenti konform zgjidhjeve të atëhershme kushtetuese. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share