Zgjedhjet 2024/ Mickoski: Po përgatiten skenare për shkeljen e vullnetit të qytetarëve!

Pushteti po përgatit skenare për të shkelur vullnetin e qytetarëve – tha gjatë tubimit në Gazibabë, lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Kovaçevski po luan një lojë të rrezikshme. Ai BDI-së I ofron më tepër resore, ministri dhe ndërmarrje. Këtë e bën me qëllim që të ketë mbështetje në rrethin e dytë për Pendarovskin. Ky komplot plotësohet me informacionet e fundit që I kam, se po përgatitet infiltrimi I njerëzve për blerje të votave dhe nuk përjashtoj votime kolektive në pjesë të Maqedonisë. Për të parandaluar këto skenare duhet masovikisht të dilet në votime dhe të mos lejojmë të shkelen themelet e shtetit”, tha Hristijan Mickoski./tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share