Zëvendëskryeministri Bytyqi prezantoi mundësitë e investimit të vendit para një grupi biznesmenësh nga Turqia

Në takimin e organizuar nga Oda Ekonomike Maqedono-Turke (MATTO), përfaqësues nga kabineti i Bytyqit, së bashku me përfaqësues të Agjencisë për investime të huaja dhe promovim të eksportit, mbajtën një prezantim ekonomik para investitorëve turq në të cilin prezantuan mundësitë për investim në vend, por edhe iu përgjigjën edhe pyetjeve dhe dilemave që kishin investitorët për sektorë dhe potenciale të veçanta.

Sipas zyrës për shtyp, në fjalimin e tij para delegacionit të investitorëve turq, Bytyqi theksoi se Maqedonia e Veriut ofron një paketë jashtëzakonisht atraktive për mbështetjen e investimeve dhe se për disa aktivitete si sektori i përpunimit, TIK dhe prodhimi i ushqimit – kompanitë mund të marrin mbështetje deri më 50% të totalit të investimeve në mjete fikse.

“Gjatë vizitës në vend, investitorët turq do të kenë edhe një vizitë të organizuar në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale, ku do të mësojnë për kushtet dhe përfitimet që kanë nëse do të realizojnë investimin e tyre në një nga zonat ZZHTI”, thonë nga kabineti i Bytyqit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share