Vjosa Osmani uron Talat Xhaferin: Sot shënohet një moment historik për shqiptarët

Presidentja e Kosovës, Vosa Osmani, e ka uruar Talat Xhaferin i cili është emëruar kryeministër i një qeverie teknike në Maqedoni të Veriut.

Në plaftofrmën X, ajo ka shkruar se sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, raporton Klan Kosova.

“Sot shënohet një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, shkroi ajo në Twitter.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share