Zeqirija Ibrahimi: Ish ministri i Arsimit kërkoi të më nxjerrë nga puna

Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa në emisionin Klan Debat u ndal tek çështja e shantazheve dhe presioneve politkike ndaj të punësuarve në administratë dhe arsim. SIpas tij, BDI ka qenë subjekti që e ka sjellë këtë lloj fenomeni negativ, duke luajtur, sipas tij, me fatin dhe bukën e gojës së qytetarëve. Kjo, sipas Ibrahimit, bëhej në kohë të komunizmit. Ibrahimi përmendi se edhe ai ka qenë viktimë e presioneve dhe shantazheve të tilla politike në vendin e punës

“Një ish ministër i Arsimit, i cili nuk jeton më, i ka kërkuar drejtorit tim të më përzë nga puna. Fatmirësisht në Instituin tonë brenda nuk ka aspak elemente të politikës”, tha mes tjerash Ibrahimi./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share