Zelensky tregon se ku po zhvillohen luftime më të ashpra

Rusia kreu aksione sulmuese përgjatë gjithë vijës së frontit lindor, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Betejat janë të vështira. Pushtuesit po përpiqen me të gjitha forcat të ndalojnë djemtë tanë. Sulmet janë shumë të ashpra”, tha ai në një video-fjalim.

Zelensky renditi qytetet e Kupyanskit, Lymanit, Bakhmutit, Marinkas dhe Avdiivkas – të cilat janë të vendosura në frontin lindor nga veriu në jug – si ndër zonat më të rrezikshmet të vijës së luftës.

Ai tha se luftimet janë gjithashtu të rënda në frontin jugor, raporton cnn.

“Por, pavarësisht se çfarë bën armiku, janë forcat ukrainase ato që dominojnë”, deklaroi lideri ukrainas.

Ndërkohë, komandanti ukrainas, Maksym Zhorin deklaroi se “betejat e përditshme jashtëzakonisht të vështira po zhvillohen pranë Bakhmutit”, duke shtuar se njësitë ruse me përvojë po dërgohen atje për të ndaluar përparimin ukrainas.

Zhorin tha se Rusia ende e konsideron qytetin e goditur lindor një zonë të rëndësishme që “mund të përdoret për të nisur një ofensivë”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar, ku deri më tani ka shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share