Piloti jashtë shërbimi tenton të rrëzojë avionin e pasagjerëve në SHBA

Një pilot jashtë orarit të punës në SHBA akuzohet për 83 tentativa vrasje, pas dyshimeve se u përpoq të rrëzonte një avion pasagjerësh, mbrëmjen e së dielës. 44-vjeçari Joseph David Emerson ishte i ulur në kabinën e pilotit të fluturimit Alaska Airlines, pas kapitenit dhe oficerit të parë, sipas një deklarate të linjës ajrore.

Avioni ishte nisur nga Everett, Washington, për në San Francisco, California, me 80 pasagjerë në bord. Fluturimi u devijua në Portland, Oregon dhe i dyshuari u neutralizua pa incidente, thanë zyrtarët. Në një deklaratë, thuhet se piloti tentoi që të ndërpriste operimin e motorëve.

Ishin anëtarët e ekuipazhit të Alaska Airlines Flight 2059 që ia raportuan ngjarjen kontrollit të trafikut ajror ndërkohë që ishin në fluturim. Në një mesazh audio një prej pilotëve thotë: “E kemi neutralizuar personin që tentoi të fikte motorët”. Ai po ashtu kërkoi ndërhyrjen e policisë sapo avioni të ulej.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Pasagjerët, sipas BBC, nuk kuptuan asgjë, derisa iu tha se avioni do të bënte një ulje emergjence, për arsye shëndetësore, në mënyrë që të mos krijohej panik. Tashmë incidenti po hetohet nga policia e Portland dhe FBI./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share