Zelensky parashikon intensifikim të sulmeve ruse

BORRELL: RUSIA PO KRYEN KRIME TË LUFTËS

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka parashikuar përkeqësim të sulmeve ruse – me qëllim të marrjes së territorit të lindje të Ukrainës – teksa këtë javë mbahen takime të liderëve të Bashkimit Evropian për të vendosur nëse duhet mbështetur synimi i Kievit për t’u anëtarësuar në bllokun evropian, raporton KlanMacedonia.

Në fjalimin e tij ditor, lideri ukrainas ka thënë se është e qartë “që këtë javë duhet të presim intensifikim të aktiviteteve armiqësore nga Rusia”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne jemi duke u përgatitur. Ne jemi gati”, ka thënë Zelensky për forcat e armatosura.

Ukraina ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, disa ditë pas nisjes së pushtimit rus, që ka nisur më 24 shkurt.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka akuzuar Rusinë për kryerje “të krimeve të vërteta të luftës”, duke bllokuar eksportet e drithërave nga Ukraina.

“Është e paimagjinueshme që miliona tonë të grurit mbeten të bllokuar në Ukrainë, derisa pjesa tjetër e botës përballet me uri. Ky është krim i vërtetë i luftës”, ka thënë Borrell, në nisje të takimit mes ministrave të Jashtëm të bllokut evropian, që këtë herë mbahet në Luksemburg” – Josep Borrell, shefi i diplomacisë së bashkimit evropian.

Ndërsa beteja për qytetin e Sievjerodonetsk vazhdon në Ukrainë, ushtria ruse po sulmon gjithashtu në rajonin verior të Sumit, sipas burimeve ukrainase. Të paktën dhjetë shtëpi u shkatërruan kur qyteti i vogël Seredyna-Buda në kufirin rus u granatua të dielën në mëngjes.Sipas deklaratave të saj, ushtria ukrainase ishte në gjendje të shmangte raketat ruse në Kiev. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share