Zelensky në SHBA për ndihmën ushtarake për Ukrainën

Kjo është vizita e tretë e presidentit ukrainas, Kongresi ende nuk është afër një marrëveshje për dërgesat e municioneve

Presidenti Joe Biden do të presë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të martën, ndërsa diskutimet mbi një marrëveshje për të dërguar të tjera ndihma ushtarake për Ukrainën ende mbeten të bllokuara në Kongres.

Vizita është e treta e Zelensky-t në Uashington që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ai e vizitoi për herë të fundit në shtator. Udhëtimi në Uashington vjen në një moment kritik, teksa republikanët edhe demokratët debatojnë në lidhje me paketën e ndihmës që arrin miliarda Dollarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Republikanët në Kongres kanë kushtëzuar mbështetjen e kësaj ndihme me reformat gjithëpërfshirëse të emigracionit dhe azilit në SHBA. Ndërsa Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar ligjvënësit se fondet amerikane për Ukrainën mund të mbarojnë së shpejti dhe se amerika mund të detyrohet të përfshihet direkte në luftë me Rusinë.

Paketa e ndihmës prej 106 miliardë Dollarësh nga administrata përfshin rreth 60 miliardë Dollarë ndihmë për mbrojtjen e Ukrainës, ndërsa pjesa tjetër do të ndahet për Izraelin, sigurinë në Tajvan etj. Presidenti ukrainas do të lobojë personalisht në Kongres dhe Dhoma e Përfaqesuesve gjatë vizitës së tij në Amerikë për t’i bindur ligjvënësit për ndihmën emergjente që vendi i tij pret në luftën ndaj pushtuesit rus.

Udhëheqësit do të diskutojnë edhe nevojat urgjente për mbrojtjen edhe për vitin e ardhshëm, duke përfshirë projektet e përbashkëta për prodhimin e armëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore. Zelensky udhëtoi për në SHBA nga Argjentina ku mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri Argjentinas.

Ndërkaq në fushën e betejës sulmet nga Rusia vijojnë. Ukraina rrëzoi raketa, ndërsa forcat ruse nisën një sulm në Kiev, ku të paktën katër persona mbetën të plagosur. Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës shkatërruan tetë raketa balistike të lëshuara nga Rusia. Në gati 22 muaj luftë, sulmet e shumta të Rusisë ndaj Ukrainës kanë përdorur kryesisht drone sulmuese Shahed të prodhuar nga Irani nga toka, ajri ose deti.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share