Zelensky në Poloni: Mund të tërheqim trupat nga Bakhmuti

Presidenti polak deklaron se do të dërgojë avionë ushtarakë MiG-29 në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Zelensky ka zhvilluar vizitën e parë në Poloni që pas nisjes së luftës. Pasi mori rrugën e gjatë mbi 8 orë me tren, Zelensky u prit me nderime ushtarake dhe lëvdata nga presidenti polak, Andrej Duda.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Dudën, Zelensky theksoi situatën e vështirë në të cilën gjenden trupat ukrainase në Bakhmut. Ai paralajmëroi se ushtarët mund të tërhiqen nga qyteti nëse situata përkeqësohet.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Për mua, më e rëndësishmja është të mos humbasim ushtarët tanë dhe sigurisht nëse ka një moment të ngjarjeve edhe më të nxehta dhe rreziku që mund të humbasim personelin tonë për shkak të rrethimit sigurisht që vendimet përkatëse të sakta do të merren nga gjeneralët tanë.”

Ndërsa Duda premtoi se Varshava do të dërgojë 14 avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë për të ndihmuar forcat ukrainase në fushë-betejë.

“Katër avionë ushtarakë MiG-29 u janë dorëzuar forcave të armatosura të Ukrainës muajt e fundit. Tani po jepen katër avionë të tjerë, pra tetë gjithsej. Jemi gati të japim edhe gjashtë të tjerë që janë duke u përgatitur.”

Zelensky falënderoi liderin dhe popullin polak që strehuan refugjatët ukrainas.

“Ju nuk e keni braktisur Ukrainën, ju qëndruat me ne krah për krah dhe ne ju jemi mirënjohës. Ne besojmë se kjo është një marrëdhënie historike.”

Kreu i shtetit polak i dha Zelenskyt çmimin më të vjetër dhe më të lartë civil në Poloni, Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë.

Ndryshe nga udhëtimet e tjera, vizita në Poloni ishte paralajmëruar paraprakisht dhe nuk ishte një sekret. Nga ana tjetër, ajo çfarë ra në sy ishte edhe prania e Zonjës së Parë të Ukrainës përkrah Zelenskyt.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share