Zelensky: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë do të ndalojë agresorët e ardhshëm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se fitorja e Ukrainës kundër Rusisë do të ndryshojë botën dhe do të ndalojë agresorët e ardhshëm. Këtë deklaratë Zelenski e bëri në fjalimin e tij të sotëm para deputetëve britanikë në Londër.

“Fitorja do të ndryshojë botën dhe do të jetë një ndryshim që botës i duhej për një kohë të gjatë”, tha Zelenski, i cili është në vizitën e tij të parë në Britaninë e Madhe që kur Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt të vitit të kaluar.

“Mbretëria e Bashkuar po shkon me ne në fitoren më të rëndësishme në jetën tonë, do të jetë një fitore mbi vetë idenë e luftës”, tha Zelensky.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Presidenti i Ukrainës këmbënguli në blerjen e avionëve luftarakë për të siguruar fitoren e vendit të tij ndaj Rusisë.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për popullin britanik për mbështetjen që nga dita e parë kundër pushtimit të Moskës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share