“I paraprin fitores së Ukrainës”
Volodimir Zelenski mbërriti paraditen e kësaj të shtune në Romë, në atë që në një postim në Tuiter e quajti “një vizitë të rëndësishme në prag të fitores së Ukrainës”.
Në takimin me presidentin italian Serxho Matarela, kreu i shtetit ukrainas vlerësoi ndihmën e Italisë në përpjekjet e ushtrisë së tij për t’u mbrojtur nga sulmi rus.
Italia, sipas Zelenskit është renditur në krahun e duhur të historisë. Ndërsa Matarela premtoi ndihmën e vendit të tij për anëtarësimin e Ukrainës së NATO.
Ndërsa me kryeministren Meloni, Zelenski tha se konflikti ukrainas do të marrë fund vetëm kur të arrihet paqja e vërtetë. Një takim i rëndësishëm në Romë është edhe ai me Papa Françeskun.
Kjo është e para vizitë e Zelenskit në Romë dhe ndër të rrallat jashtë vendit, që ai ka bërë në më shumë se një vit pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë.
Tv Klan