Zelensky siguron mbështetjen e Kanadasë

SHBA do të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë

Nga Kanadaja presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi kryeministrin Justin Trudeau për ndihmën në luftën kundër Rusisë, duke thënë se ajo kishte ndihmuar në shpëtimin e mijëra jetëve ndërsa thekosi se lufta do të përfundojë me fitoren e Ukrainës.

Volodomyr Zelensky: Ky agresioni rus duhet të përfundojë me fitoren tonë. Moska duhet të humbasë një herë e përgjithmonë.

Ndihma prej 650 milionë Dollarë gjatë tre viteve përfshin gjithashtu 50 automjete të blinduara dhe automjetet e evakuimit mjekësor.

Justin Trudeau: Ne po bëjmë një angazhim afatgjatë shumëvjeçar që ofron mbështetje të parashikueshme dhe të qëndrueshme për Ukrainën. 

Teksa ishte në Kanada nga Uashingtoni erdhi lajmi se presidenti amerikan Joe Biden vendosi t’i dërgojë Ukrainës një numër të kufizuar raketash me reze të gjatë veprimi ATACMC (attack-coms)

Ukraina i ka kërkuar vazhdimisht administratës Biden për Sistemet Raketore Taktike të Ushtrisë me rreze të gjatë për të ndihmuar në goditjen e linjave të furnizimit, bazave ajrore dhe rrjeteve hekurudhore.

Mediat amerikane shkruajnë se armët do të dërgohen në javët në vijim dhe arrijnë deri në 300 kilometra. Pas bisedimeve Biden-Zelensky, Uashingtoni njoftoi një tjetër ndihmë ushtarake prej 325 milionë dollarë duke përfshirë artileri dhe municione  për Ukrainën ndërsa tanket Abrams të Amerikës do të dorëzohen në Kiev javën e ardhshme.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share