Zelenski flet në Forumin e Prespës: Është moment historik për Evropën

Presidenti i Ukrainës Vlodimir Zelenski është lidhur në një viedeokonferencë në “Forumin e Prespës” që po mbahet këto tri ditë në liqenin e Prespës. Zelenski ndër të tjera tha se ky është një moment historik për Evropën dhe sigurinë evropiane, si dhe të ardhmen e vet Evropës.

“Jam shumë mirënjohës për mundësinë që të adresoj deri të ju dhe të argumentoj në diskutimin tuaj në Forumin e Prespës. Tani është momenti historik për Evropën dhe sigurinë evropiane kur të gjithë duhet të vendosin si është tani Evropa dhe si do të jetë në të ardhmen. A do të jetë e lirë si është tani? A do të jetë e sigurt siç janë mësuar evropianet? A do të jetë e zhvilluar ekonomikisht, duke inspiruar shoqëritë jashtë Evropës për të ndryshuar mënyrë e jetesës. Rusia na ka sfiduar të gjithë neve, çdo komb në kontinent dhe çdo rajon në Evropë”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share