Rritja e çmimeve, Gjermania nxjerr në shitje bileta të lira për qytetarët për të gjithë transportin publik

Qeveria gjermane ka ndërmarrë një nismë me qëllim për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve për shkak të rritjes së çmimeve. BBC raporton se gjermanët do të marrin bileta mujore me çmim 9 Euro ku përfshihen të gjitha llojet e transportit publik.

Kjo nismë do të jetë në fuqi për 3 muajt e ardhshëm. Kjo do të thotë që në këto bileta mujore 9 Euroshe përfshihen transporti me trena, autobusë dhe metro. Ndërsa trenat ndërqytetas nuk janë të përfshirë.

Nisma e qeverisë për biletat e lira për transportin publik synon gjithashtu që qytetarët të mos përdorin as makinat e tyre, për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Deri tani kemi shitur rreth 7 milionë bileta, është një sukses”, thotë ministri gjerman i Transportit.

Sa i përket çmimit të karburantit, qeveria gjermane e ka ulur me rreth 30 Cent për litër, duke bërë që çmimi final i naftës të bjerë nën 2 Euro.

Taksa e karburantit në Gjermani është ulur në minimumin e Bashkimit Europian, duke bërë që çmimet e naftës të ulen me rreth 14 Cent për litër.  /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share