Partia Demokratike Evropiane vazhdon me zgjedhjen e kordinatorëve të Këshillave Komunal.
Mbrëmë rradhën e kishte Komuna e Haraçinës ku PDE mbajti kuvendin themelues për këtë këshill komunal ku për kordinator i zgjodh Zekirija Bislimi. Bislimi falenderoi të pranishmit për mbështetjen e dhënë dhe prezantoi edhe kryesinë e Këshillit Komunal të PDE për Haraçinë.
Fjalim përshëndetës pati edhe deputeti Bastri Bajrami i cili tha: “Sonte po vendosim themelet e PDE në Haraçinë, vend ky që ne na ka nxjerë çdoherë fitues dhe padyshim do vazhdojmë të punojmë për të siguruar fitore të tjera së bashku”.
Në fund Kuvendit themelues i’u drejtua edhe kryetari i PDE Arjanit Hoxha i cili falenderoi gjithë të pranishmit për angazhimin e tyre që ky kuvend të del kaq madhështor. “Ne sonte mund të themi se ndërtojmë bastionin tonë të partisë këtu në Haraçinë, aty ku kemi nisur edhe angazhimin tonë profesional në politikë prej vitit 2009 ku Bastriu fitoi si kryetar komune. Sonte me prezencën e kaq shumë të rinjëve dhe angazhimin e tyre në strukturën partiake dëshmon se jemi në rrugën e drejtë për ndërtimin e gjeneratës së re politike në vend”- tha Hoxha.
Partia Demokratike Evropiane do vazhdojë me mbajtjen e Kuvendeve themeluese edhe në komunat e tjera deri në rrumbullaksimin e plotë të zgjedhjes së koridnatorëve.