“Zbulova tradhtinë e burrit disa orë pasi linda bebin, ajo i kërkonte një përqafim…”

Një grua zbuloi se partneri i saj po e tradhtonte pak orë pasi solli në jetë fëmijën e tyre. Aubrecita, rrëfen përmes një videoje në Tik Tok e cila ka marrë mbi 6 mln shikime: “Po ushqeja foshnjën time disa orëshe në maternitet kur infermieret më kërkuan të regjistroja orën dhe të bëja të njëjtën gjë sa herë që e ushqeja me gji. Kështu, për të kontrolluar orën, i mora celularin partnerit tim që flinte pranë meje në kolltuk.”

Ajo ka ndarë dhe një screenshot të ekranit të celularit. Në ekran shihej një mesazh nga një grua tjetër e quajtur Marissa, e cila po i kërkonte partnerit të saj një përqafim.

Ajo shtoi se partneri i saj i kishte dërguar një tjetër mesazh të dashurës së tij menjëherë pas lindjes së djalit, duke i shkruar se “fëmija nuk më ngjan fare”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sa për atë që ndodhi më pas, historia shkon ashtu siç mund ta imagjinon, çifti u divorcua! Rasti në fakt ka ndodhur rreth 9 vite më parë, por vetëm tani Aubrecita ka mundur ta ndajë publikisht me të tjerët.

Sidoqoftë, historitë për partnerët që tradhtojnë në marrëdhënien e tyre janë shumë të njohura në Tik Tok.  Ishin të shumtë ata që ndanë historinë e tyre nën videon e @aubrecita./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share