Pse mbledhjet dhe takimet e biznesit në këmbë janë më produktive?!

Hulumtimet nga një universitet amerikan sugjerojnë se qëndrimi në këmbë gjatë një takimi biznesi ose mbledhjeje në punë i bë njerëzit të jenë më të fokusuar, kreativ dhe (për rrjedhojë) më produktiv.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Qëndrimi në këmbë gjatë takimeve të biznesit ka përfitime të shumta: ndihmon në ruajtjen e reaktivitetit, rrit përqendrimin dhe ju bën më kreativ.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo është mbështetur nga një studim i Universitetit të Uashingtonit SHBA, i cili për të demonstruar këtë ngarkoi disa grupe të ndryshme kolegësh që të punonin së bashku për 30 minuta në të njëjtin projekt.

Reagimet fizike u matën duke aplikuar sensorë të vegjël, të aftë për të zbuluar “eksitimin fiziologjik” në kyçet e pjesëmarrësve.

Ata që ishin mbledhur në dhoma pa karrige mbetën shumë më vigjilentë dhe aktivë se ata që ishin ulur në mbledhje dhe gjithashtu ishin më të prirur për të ndarë idetë e tyre, duke prodhuar projekte më cilësore.

Së fundi, hulumtimi nxori në pah dëmin e shkaktuar nga stili i tepërt i ulur i jetesës, i cili do të kishte efekte negative si në shëndet ashtu edhe në produktivitet. Sugjerimi ishte rimendimi i hapësirave të punës, duke eliminuar para së gjithash karriget nga sallat e mbledhjeve.

 / SCAN

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share