Zbulohet paga e Lewandowski

Do të përfitojë 9 mln Euro plus bonuse

Robert Lewandowski do të jetë një nga lojtarët më të paguar në La Liga. Jo vetëm që Barcelona investoi një shumë të madhe eurosh për nënshkrimin me Bayern Munich, por sulmuesi blaugrana do të ketë një pagë të lartë.

Lewandowski do të ketë një pagë prej 9 milionë Euro për sezon që do ta bëjë atë një nga sulmuesit më të paguar në La Liga. Veç kësaj klauzolat në kontratë për bonuse për arritje personale dhe kolektive do të rrisin të ardhurat e tij në skuadrën e blaugranas.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Transferimi i Lewandowski tek Barcelona zuri për disa javë faqet kryesore të mediave, deri sa u kthye në atë që quhet telenovelë e merkatos. Në fakt marrëveshja mes Barçës dhe lojtarit ishte arritur që në ditët e fundit të muajit Maj.

Edhe Bayern e kishte pranuar ofertën spanjolle për sulmuesin, por shpresoi deri në fund që ai të vazhdonte qëndrimin. Vendimi për tu ndarë përfundimisht erdhi këtë të shtunë kur Bayern prezantoi skuadrën për sezonin e ri.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share