Ardijana Pop Arsova atlete e vetme nga RMV-ja në Botërorin e atletikës në Budapest

Maqedonia e Veriut  në Kampionatin botërorë të atletikës  që do të mbahet në Budapest të Hungarisë nga data 19 deri më 27 gusht, do të prezantohet  me  maratonisten  Ardijana Pop Arsova,  e cila  do të garon me date 26  gusht.

Këtë për Klan Maqedoni e deklaroi sekretari i përgjithshëm në Federatën e  Atletikës së Maqedonisë Veriut Dejan Angelovski “ Maqedonia në këtë kampionat botërorë do të prezantohet vetëm me një garuese  dhe ate  me martonisten Ardijana Pop Arsova  në disiplinën e Maratonës. Nga ajo presim rezultat të mire pse jo edhe  record shhtetërorë” tha  ai.

Në këtë kampionati botërorë atletikë do të marin pjesë atlet nga  të gjitha vendet e botës, ndërsa interesimi pë ta ndjekur  këtë event është I madh  dhe  janë shitur  mbi 90% të biletave, ndërsa   sipas organizatorit , afër një miliard njerëz do të shikojnë transmetimet televizive në mbarë botën. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share