“Kënga Magjike” festivali i muzikës moderne shqiptare, tashmë edhe internacional, startoi edicionin e 23-të këtë të diel në emisionin e përjavshëm në Tv Klan “E Diela Shqiptare”.
Ky spektakël si çdo vit premton të na ofrojë emocione pafund dhe këngë të cilat do i këndoni të gjithë.
Këtë të dielë Ardit Gjebrea na ka zbuluar më shumë për mënyrën se si do të funksionojë ky festival këtë vit dhe po ashtu u zbuluan edhe anëtarët e jurisë.
Kantautori Pirro Çako, aktorja Ema Andrea, këngëtarja Jonida Maliqi, administratorja e “Acromax” Anxhela Faber si dhe gazetarja Kozeta Kurti do të jenë ata që do të gjykojnë këngët dhe këngëtarët në “Kënga Magjike 2023”. /tvklan.al