Hyrje të reja në Love Island Albania! Dy ‘bombshell’ tentojnë të ndajnë çiftet në vilë

Dy ‘bombshell’ të rinj i bashkohen Love Island Albania. Xhoana dhe Everaldo nisin rrugëtimin e tyre në vilën e dashurisë.

Xhoana në klipin e saj prezantues është shprehur se: “Të duash dikë më shumë se veten është dashuri e vërtetë.”



Everaldo është ishullori më i ri, ai është një djalë energjik dhe balerin profesionist. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të zbulojmë partneren e tij në kërcimin e dashurisë.



Sjellim në vëmendje se në mbyllje të episodit ditën e djeshme dy nga ishullorët Salioni dhe Iris, morën një mesazh nga Love Island Albania, ku ju bëhej me dije se duhet të dilnin nga vila e dashurisë. Everaldo ka zhvilluar një takim me Irisin, ndërkohë që Salion ka pasur një ‘date’ me Xhoanën.

A do të jenë Iris- Everaldo dhe Xhoana-Salion dy çiftet e reja të Love Island Albani? Këtë e zbuloni dtën e sotme në episodin e radhës në Tv Klan në orën 18:20./Love Island Albania

Lexo gjithashtu
Total
0
Share