Dinamika të reja në Love Island Albaniai

Arlindi i shpreh dashurinë Xhoanës, Emiliano “ndahet” nga Ueda

Dita e sotme në Love Island Albania ka patur shumë dinamika. Xhoana dhe Arlindi nisen në një takim plot adrenalinë në qafën e Llogarasë. Tani që ndodhen jashtë vilës, të dy fillojnë të mendojnë se si do të jetë marrëdhënia e tyre në të ardhmen.

Në vilë djemtë janë dyshues se lumturia e tyre mund të shkojë përtej një takimi, ndërsa vajzat janë më optimiste. Në fund të takimit Arlindi pohon se është i dashuruar me Xhoanën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një çift gëzohet, një mbaron dhe dy të tjerë janë në ujëra të turbullta. Emiliano i deklaron Xhesikës se ai ka hequr dorë nga Ueda duke mbetur vetëm zyrtarisht në çift. Në mbrëmje Aleksandros afrohet me Eridën, duke shkaktuar xhelozi tek Ueda e cila largohet e mërzitur dhe në dukje xheloze.

Por si do të vazhdojë kjo vorbull dashurie e ndiqni nesër në 18:20 në Tv Klan.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share