Princ Harry dhe Meghan Markle nuk do të shfaqen në ballkonin e Pallatit Buckingham
Është përfolur vazhdimisht nga mediat britanike për pjesmarrjen e Princit Harry në kurorëzimin e Mbretit Charles. Vazhdimisht zbulohen detaje të reja të cilat ndryshojnë herë pas here.
Sipas asaj që shkruajnë tabloidët atje mësohet se Princ Harry dhe Meghan Markle nuk do të shfaqen në ballkonin e pallatit Buckingham. Ka qenë një pamje e zakonshme për të gjitha rastet e vecanta të familjes mbretërore, fotot klasike në ballkonin e famshëm.
Në memorien e publikut ka patur fotografi të paharrueshme si momentet nga martesa e Kate Middelton me Princin William, si dhe nga dasma e Harry-t.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që dyshja Harry dhe Meghan mungojnë, pasi ata nuk ishin të pranishëm për festimet e jubileut të Platintë të Mbretëreshës Elizabeth II.
Mbreti Charles nuk e ka fshehur zemërimin ndaj djalit të tij më të vogël. Ai vendosi të dëbonte çiftin nga shtëpia e tyre në Londër e cila ju bë dhuratë nga monarkja e ndjerë Elizabeth.
Shumë fansa besojnë se kjo është një përgjigje e drejtpërdrejtë e 74-vjeçarit ndaj librit të kujtimeve që publikoi së fundmi Princ Harry, ku nuk munguan edhe sulmet ndaj antarëve të familjes mbretërore.
Klan News