Zbrazen plazhet në Mal të Zi, stuhi e fortë edhe në Ulqin

Një stuhi e shoqëruar me reshje të dendura shiu ka goditur sot bregdetin malazez.

Rrugët në Budva janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut.

Siç raportojnë mediat malazeze, qendra e Budvës është nën ujë për shkak të reshjeve të dendura, dhe uji ka përmbytur të gjithë shëtitoren.

Shi dhe erëra të fuqishme ka pasur edhe në Ulqin, duke zbrazur plazhet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share