Zanati nga babai i tij iu kthye në profesion / Neziri: Zanati asnjëherë nuk të le në rrugë

Zanati nga babai i tij sot iu kthye në profesion. Ky është Ekrem Neziri i cili plot 51 vjet punon me ngjyrosjen e tekstilit. Ai thotë që këtë zanat tani do e përcjellin edhe dy djemtë e tij.

“Këtë zanat ne e punojmë që ka treguar babai im  mbi 120 vjet. Në këtë lokal kanë punuar me ngjyrosje, pas babait tim e trashëgova unë jo që ka punë edhe dua ta mbaj, sepse puna është shumë e dobët, por njeriut kur dashurohet në një punë unë jam dashuruar dhe më ka hyrë në zemër edhe andaj e mbaj”, thotë Ekrem Neziri.

Zanati asnjëherë nuk të lë në rrugë, thotë Ekremi, i cili shton se për dallim nga vitet e mëhershme, sot të rinjtë janë shumë pak të interesuar për zanat.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Vinin baballarët i sillnin fëmijët e tyre, a e pranon si çirak në punë? Merrja çirak, ndërsa tani e shoh se e gjithë rinia ka shkuar. Këto që kanë mbetur që i shoh janë duke shkuar nëpër shkolla. Nuk jam kundër shkollës, le të shkojnë, por duhet të shkojnë edhe nëpër zanate, zanati asnjëherë nuk të le në rrugë”, u shpreh Neziri.

Çarshia e vjetër e Shkupit sot ka mbetur me shumë pak zejtarë. E gjithë kjo edhe për arsye të interesimit të ulët të të rinjve dhe mbështetja e vogël nga ana e shtetit për to./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share