Shqipëria u largua me kokën lart nga Euro 2024, ku ishte pjesë e “Grupit të Vdekjes” së bashku me Spanjën, Italianët dhe Kroacinë. “Kuqezinjtë” lanë shenjë në këtë event, duke realizuar golin më të shpejtë në historinë e Evropianit dhe duke arritur një barazim epik kundër Kroacisë, që i mbajti në lojë për kualifikimin në ndeshjen e fundit.
Një statistikë tjetër e fazës së grupeve bën protagonist një futbollist shqiptar, Ylber Ramadani, mesfushor i Leçe. Sipas specialistëve të Transfermarkt, ai ka përshkuar më shumë kilometra në tri ndeshjet e para, duke vrapuar në total 37.5 km, dhe duke qenë i pakonkurreshëm në këtë aspekt.
Golashënuesi më i mirë deri tani është sulmuesi i Gjeorgjisë, Mikautadze, me 3 gola. Ndërsa dribluesi më i mirë është francezi Dembele me 22 driblime. Portieri i Gjeorgjisë, Mamardashvili, kryeson me numrin e pritjeve, duke realizuar plot 20 të tilla.