Lamine Yamal ka folur edhe një herë tjetër për fotografinë që është bërë tashmë virale në internet, aty ku shihet 17-vjeçari në duart e Lionel Messit.
Në vitin 2007, Messi si një 20-vjeçar kishte bërë disa fotografi me Yamal në zhveshtore të ‘Camp Nou’ në kuadër të një eventi bamirësie.
Messi vite më vonë do të bëhej ndoshta lojtari më i mirë në histori të futbollit, ndërsa Yamal do të ishte njëri prej super yjeve të gjeneratës së re.
Fotoja e Messit dhe Yamalit u rishfaq sërish kur babai i Yamal e postoi atë në Instagram me mbishkrimin: “Fillimi i dy legjendave”.
Sidoqoftë, Yamal dha një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për këtë fotografi në programin spanjoll El Hormi Guero.
“Mirë pra, nëse jam bekuar me një pjesë të talentit të tij, atëherë ka shumë nga unë për të ofruar”, ka thënë Yamal.
Megjithatë në një intervistë tjetër për stacionin televiziv spanjoll Antena 3, Yamal kishte thënë se është ‘e pamundur’ që ai të arrijë një ditë nivelin e Messit./Telegrafi/